Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mediat meksikane: Kush janë anëtarët e familjes Hysa, të akuzuar nga SHBA për pastrim parash për Kartelin e Sinaloas?
Sanksionimi i familjes shqiptare Hysa nga SHBA është kryelajm në mediat meksikane. Kreu i kësaj familje, Luftar Hysa, është takuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ndërkohë, ai pastronte paratë për llogari të kartelit të frikshëm Sinaloa EL FINANCIERO Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Rrjetin e Kontrollit të Krimeve Financiare (FinCEN) dhe Qeverinë e Meksikës, njoftoi të enjten, më 13 nëntor, një veprim të gjerë kundër Grupit të Krimit të Organizuar Hysa (HOCG), i udhëhequr nga anëtarë të familjes së Luftar Hysës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara shpjegoi se ky rrjet kriminal dyshohet se ka përdorur pika lojërash fati, restorante dhe biznese në Meksikë për të pastruar fitimet e trafikut të...