Hetimi italian rihap plagët e Sarajevës

Hetimi italian rihap plagët e Sarajevës

Irina Çishiq festoi ditëlindjen e saj të parë më 8 tetor të vitit 1993. Katër ditë më vonë, ajo u vra nga një plumb snajperi në rrugët e kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë. “Meqë Irina sapo kishte mësuar të ecte, gruaja ime Stana e mbante për dore. Kurrë nuk e kuptuam pse dikush do të qëllonte drejt një shënjestre 50–60 centimetra të gjatë – sa një vajzë njëvjeçare – në vend të një shënjestre shumë më të madhe, siç është gruaja ime, që do të ishte më e lehtë për t’u goditur”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) babai i Irinës, Samir Çishiq. Për tri dekada, prindërit e vajzës së vrarë kërkojnë një përgjigje: a u vra vajza e tyre vetëm...