Momente paniku në Pukë, automjeti përfshihet nga flakët në mes të rrugës

Momente paniku në Pukë, automjeti përfshihet nga flakët në mes të rrugës

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Pukë–Fushë Arrëz, në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtres”. Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa drejtuesi i automjetit ishte i vetëm dhe ka arritur të dalë pa lëndime. Në pamjet e siguruara shihet se makina është shkrumbuar plotësisht nga zjarri. Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po verifikohen shkaqet e ngjarjes, që dyshohet të ketë ardhur nga një defekt teknik.