No Image Available

Parlamenti me 100 deputetë? Rama: Jam partizan i dy partive. Nuk bëhen reforma me 100 parti

Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në ABC News, ka folur për sistemin politik dhe rolin e partive në funksionimin e demokracisë shqiptare. Përballë gazetarit  Sokol Balla, Rama u shpreh se është “partizan i dy partive”, duke theksuar se stabiliteti politik dhe zbatimi i reformave kërkojnë mbështetje të fortë politike, gjë që sipas tij nuk mund të arrihet në një skenë politike me shumë parti. Kryeministri theksoi se ideja se demokracia lulëzon me “100 parti” është “infantile” dhe e pabazuar në realitet, ndërsa nënvizoi se jeta institucionale ndërtohet përmes reformave dhe qeverisjes së qëndrueshme. Sokol Balla: I referohem faktit që jeni shprehur pro në distancë ndaj idesë që parlamenti. ndoshta parlamenti duhet të shkojë drejt 100 apo 101 deputetëve Edi...