Tiranë/ Arrestohet punonjësi i policisë, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Tiranë/ Arrestohet punonjësi i policisë, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe...