Gilmando Dani mori 20 plumba në trup! Hetimi shtrihet në Spanjë

Gilmando Dani mori 20 plumba në trup! Hetimi shtrihet në Spanjë

Gilmando Dani TIRANË- Dy ditë nga atentati mafioz i mesditës së 11 nëntorit ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, punonjësi i AMP-së Muçi Shaljani, hetimet ende nuk kanë çuar në një pistë të caktuar apo në identifikimin e autorëve. Policia ka kërkuar informacion nga autoritetet spanjolle, mbi lëvizjet e Danit dhe Shaljanit, gjatë qëndrimit 4 ditor atje, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë, ku janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit por u lanë të lirë. Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës, ka nxjerrë se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje...