No Image Available

FMN: Anëtarësimi në BE, shansi i madh i Shqipërisë për zhvillim

Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer, gjatë fjalës së tij në Kolegjin e Evropës në Tiranë, vlerësoi rrugëtimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, duke e cilësuar integrimin “një mundësi historike për zhvillim dhe reformë të thellë”. “Historia e Shqipërisë gjatë tre dekadave të fundit është një histori transformimi – nga tranzicioni dhe reformat, te rindërtimi, rritja e qëndrueshme dhe modernizimi”, tha Kammer, duke shtuar se vendi ka qenë “mes më të suksesshmëve në rajon, me një rritje mesatare mbi 4 për qind në vit”. Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje ekonomike, por “një proces që lidhet me vlerat e përbashkëta, forcimin e institucioneve dhe angazhimin për një të ardhme evropiane të përbashkët”....