Shqipëria kërkon “play off” dhe dhuratën nga Londra, Silvinjo publikon formacionin zyrtar, vjen me surpriza në sulm

Shqipëria kërkon “play off” dhe dhuratën nga Londra, Silvinjo publikon formacionin zyrtar, vjen me surpriza në sulm

Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës. Silvinjo e ka bërë zgjedhjen e tij, duke hedhur në fushë lojtarët që i besoi dhe në duelin kundër Serbisë, me një ndryshim në sulm. Nga porta do e nisë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm, Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, do të mbështesin Rey Manajn në qendër. Drejtësi në këtë takim do të vendosë rumuni Horațiu Feșnic, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa i katërt Rares Vidican....