Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
E FUNDIT/ Silvinjo zgjedh shpejtësi dhe teknikë kundër Andorrës, ja formacioni që ka në dorë kualifikimin në “play off”
Shqipëria luan sot ndeshjen vendimtare për kualifikimin në “play off” të Kupës së Botës. Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën duke nisur nga ora 20:45. Fitorja është rezultati i vetëm që i nevojitet ekipit tonë kombëtar, që sot mund të shkruajë historinë. Silvinjo ka zgjedhur 11 lojtarët me të cilët do të kërkojë të marrë 3 pikët. Trajneri brazilian ka zgjedhur shpejtësi dhe teknikë në sulm, teksa ka zgjedhur Brojën dhe Hoxhën nga minuta e parë. Ndërkohë në majën e sulmit do të luajë Broja./Sport Ekspres/