Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Drogë nga Spanja në Kamëz/ Sekuestrohen 2.2 kg kokainë në Institut, arrestohen dy kushërinj
Policia e Tiranës ka sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit në Tiranë. Burime bëjnë me dije se droga që dyshohet se kishte ardhur nga Spanja, ishte destinuar për t’u shpërndarë me doza të vogla në zonën e Freskut. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë operacionit, u arrestuan dy kushërinj, të cilët tentuan të arratiseshin, por u kapën pranë shinave të trenit në Institut. Ndërkohë vijon puna e Policisë për gjetjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikun e drogës.