“Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve”, Iris Luarasi: Jam nënë vetë. Nuk do të doja të më thërrisnin…

“Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve”, Iris Luarasi: Jam nënë vetë. Nuk do të doja të më thërrisnin…

Deputetja e PS, Iris Luarasi, ka zbuluar se është kërcënuar me jetën e fëmijëve. Sipas saj, këto kërcënime vijnë vetëm pse mbështeti projektligjin për Barazinë Gjinore.  “Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve.  Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo.