Në ankand ora e artë e pasagjerit të Titanikut/ Shitet për shifrën marramendëse…

Në ankand ora e artë e pasagjerit të Titanikut/ Shitet për shifrën marramendëse…

Një orë xhepi prej ari, që i përkiste Isidore Strauss, njërit prej pasagjerëve të pasur të Titanikut, i cili vdiq kur anija u fundos më 14 prill 1912, do të dalë në ankand më 22 nëntor nga Henry Aldridge & Son. Ajo pritet të ketë një vlerësim deri në 1 milion paund. Ora u gjet nga trupi i tij, disa ditë pas fundosjes. Isidore Strauss, një biznesmen amerikan i lindur në Bavari, politikan dhe bashkëpronar i dyqanit Macy’s në Nju Jork, po udhëtonte me gruan e tij, Aida, kur Titaniku, gjatë rrugës nga Southampton për në Nju Jork, goditi një ajsberg dhe u fundos. Më shumë se 1,500 njerëz humbën jetën, përfshirë çiftin. Aida thuhet se refuzoi një vend në njërën nga varkat e shpëtimit,...