Atentati ndaj krahut të djathtë të Shullazit/ Policia kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

Atentati ndaj krahut të djathtë të Shullazit/ Policia kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

Detaje të reja vijojnë të dalin nga atentatin i ndodhur dy ditë më parë në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur, Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën ‘Sheqeri’), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Bëhet me dije se që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë, por pa rënë në gjurmët e autorëve. Sot u shoqëruan edhe 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit të cilët kanë dhënë dëshmitë para grupit hetimor. Siç u raportua, Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar shoqëruesi i Danit,...