Mali i Zi do dërgojë ushtarë në misionin e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën

Mali i Zi do dërgojë ushtarë në misionin e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar sot dërgimin e trupave malazeze në misionin e NATO-s për mbështetjen e Ukrainës. Vendimi u mor pas votimit në seancën parlamentare, ku 44 deputetë u shprehën pro, pesë kundër dhe dy abstenuan. Për këtë nismë votuan deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Lëvizjes “Evropa Tani” (PES), Demokratëve të Malit të Zi, Socialdemokratëve (SD), Demokracisë së Re Serbe (NSD), Aleancës së Qytetarëve “CIVIS”, Forumit Shqiptar, Partisë Boshnjake si dhe disa deputetë të pavarur. Kundërshtimin e shprehën përfaqësuesit e Partisë Popullore Demokratike (DNP) dhe deputeti i Malit të Zi të Bashkuar, Vladimir Dobriçanin, ndërsa përmbajtje treguan deputetët e Partisë Popullore Socialiste (SNP). Pas votimit, Ambasada e Ukrainës në Mal të Zi reagoi me një mesazh falënderimi, duke e cilësuar...