Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Proceset që i ‘shkurtuan jetën’ Gilmando Danit
Në dokumentet e nënshkruara nga zyrtarët e drejtorisë së burgjeve, autoritetet e përshkruanin 47-vjeçarin Gilmando Danin si një person që nuk paraqiste rrezikshmëri shoqërore, të disiplinuar, me marrëdhënie të shëndetshme dhe pjesëmarrje aktive në programe kulturore dhe rehabilituese, elemente që shërbyen si bazë për uljen e dënimit. Nga Lindita Çela-Shteg.org Gilmando Dani që ditën kur u arrestua, duket se kishte një strategji të qartë, i bindur se kurrë nuk do të ndryshonte në burg, aq sa Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin e tij më 29 nëntor 2018. I dënuar me 12 vjet heqje lirie pasi hetimi gjyqësor vërtetoi se së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kishin kërcënuar dhe gjobitur biznesmenin Ylvi Beqja, duke i marrë pesë herë çeqe bankare...