Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Kosova E Enjte, 13 Nëntor 2025 18:19 Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes që dha Memli Krasniqi. Përmes një postimi në Facebook, Hamza shkruan se po angazhohet për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja. Po ashtu nënvizon edhe se se PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, duke nisur që nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi. Postimi i plotë Të dashur qytetarë,  të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së, sot me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së. Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend....