Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ndizet atmosfera kuqezi në Andorra! Tifozët parashikojnë rezultatin e fitores të Kombëtares (VIDEO)
Atmosfera kuqezi ka pushtuar rrugët e Andorrës përpara ndeshjes së Kombëtares shqiptare. Qindra tifozë shqiptarë, të mbledhur nga vende të ndryshme të Europës, kanë sjellë festën përpara stadiumit, me këngë, flamuj dhe brohoritje për djemtë e Sylvinhos. Entuziazmi është në kulm, ndërsa shumica e tifozëve parashikojnë një fitore 2-0 për Shqipërinë, rezultat që do të konfirmonte formën e mirë të kuqezinjve.