Si gjumi i thellë rregullon aktivitetin e trurit?

Si gjumi i thellë rregullon aktivitetin e trurit?

Gjumi është i pazëvendësueshëm për jetën tonë, por funksionet e tij mbeten ende një mister i madh për neuroshkencën. Një nga çështjet më komplekse është se si dhe në çfarë mënyre gjumi rregullon qarkullimin e lëngut truno-shpinor (lëngu i trurit dhe shtyllës kurrizore). Një studim i ri, i publikuar në tetor 2025 në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS) nga ekipi kërkimor i RIKEN Center for Brain Science në Japoni, tregon se ky lëng lëviz në mënyrë specifike dhe është i sinkronizuar me valët elektrike dhe ngjarjet nervore që ndodhin në tru, si valët e ngadalta, valët që lidhen me kujtesën gjatë gjumit apo lëvizjet e shpejta të syve dhe valët “sawtooth” që janë për aktivitetin e trurit gjatë ëndrrave, sidomos tek...