Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
SPAK thirri Berishën për 21 Janarin! Kreu i PD: Do paraqitem, por ende nuk kam marrë njoftimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të paraqitet në SPAK sa herë që prokurorët ta kërkojnë për çështjen e 21 janarit dhe për çdo çështje tjetër. Por, para gazetarëve, Berisha deklaroi se nuk ka marrë asnjë thirrje nga Prokuroria e Posaçme për t’u paraqitur nesër në SPAK. “I jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrjeje të organeve të drejtësisë dhe do të përgjigjem. Do t’i përgjigjem, nuk ka koment. Nuk mund të ketë pyetje a do t’i përgjigjem, por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen”, tha Berisha. Edhe pse në media është publikuar thirrja e Prokurorisë drejtuar zotit Berisha, vetë kryetari i PD-së këmbënguli se nuk ka marrë asnjë thirrje nga SPAK-u për t’u paraqitur ditën e premte. Sipas...