Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Qeveria e re? Ja çfarë e pret Kosovën në ditët në vijim
Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-tës, por viti lehtësisht mund të përfundojë pa një qeveri të re. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri. Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani – por, partitë e mëdha shqiptare e bënë të qartë se nuk kanë votë për të. Konjufca është mandatari i dytë i LVV-së, pas kreut të partisë, Albin Kurti,...