Operacion ndërkombëtar në 35 shtete, policia arreston 29-vjeçarin në Tiranë për pornografi me të mitur

Operacion ndërkombëtar në 35 shtete, policia arreston 29-vjeçarin në Tiranë për pornografi me të mitur

Policia e Shtetit ka goditur një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, duke vënë në pranga një 29 vjeçar në Tiranë. Arrestimi i tij u krye në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Pornografia me të mitur”. Operacioni u zhvillua në kuadër të aksionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, që synon luftimin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet. Në këtë operacion morën pjesë agjenci ligjzbatuese nga 35 shtete, nën drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), me mbështetjen e EUROPOL-it. Pas informacioneve të siguruara nga autoritetet gjermane dhe EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim...