“Në Europë japin dorëheqje, në Shqipëri i mbajnë ministra!”, Bardhi shpërthen ndaj Ramës dhe Ballukut

“Në Europë japin dorëheqje, në Shqipëri i mbajnë ministra!”, Bardhi shpërthen ndaj Ramës dhe Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish në lidhje me hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe mbrojtja që po i bëhet kësaj të fundit nga qeveria. Bardhi thotë se ndërkohë që në Shqipëri qeveria mbron të pandehurit, në vendet e BE-së standardet janë të tjera. Ai sjell si shembull rastin e ish-kryeministrit portugez António Costa, i cili dha dorëheqjen menjëherë sapo u përfshi në hetim në vitin 2023, pavarësisht se më vonë u shpall i pafajshëm. “Ky është ndryshimi mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar shqiptar,” shprehet Bardhi. Reagimi: Parimi i “prezumimit të pafajësisë” është vlerë europiane, po aq sa respektimi i parimit të “barazisë përpara ligjit”! Cilido që flet për prezumimin e pafajësisë, pa theksuar nevojën që ka Shqipëria për barazinë...