Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Qershia mbi tortë”, Rama: Nëse Italia merr kryesinë e Këshillit Evropian në 2028-ën dhe ne nisim negociatat politike, jemi në duar të sigurta
Për herë të parë, qeveria shqiptare dhe ajo italiane zhvilluan një mbledhje të përbashkët dypalëshe. Takimi i nivelit të lartë u mbajt në kryeqytetin italian, Romë, ku u firmosën disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi mes dy vendeve. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh me tone optimiste për të ardhmen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, duke vlerësuar rolin e Italisë dhe veçanërisht të kryeministres Giorgia Meloni. Rama theksoi se pas përfundimit të negociatave teknike, Shqipëria është gati të nisë fazën politike të bisedimeve me BE-në, duke nënvizuar se nëse përgjegjësia për këtë hap do t’i takojë Melonit, “atëherë do të jemi në duart më të mira të mundshme për të hapur derën që ka qëndruar e mbyllur prej...