Meloni: Shqipëria po sillet si vend europian. Rama: Shqiptarët sot marrin pensione për punën e bërë në Itali

Meloni: Shqipëria po sillet si vend europian. Rama: Shqiptarët sot marrin pensione për punën e bërë në Itali

Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh e lumtur pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë në Romë, ku u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme, kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake. ”Një ditë që për marrëdhëniet tona dypalëshe, mund të përshkruhet historike. Jo sepse është hera e parë që dy qeveritë tona takohen në këtë mënyrë, por edhe për shkak të sasisë që marrëveshjeve që janë nënshkruar. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej interesave reciproke. Të gjithë u prekëm kur gjatë takimit, folën më shumë se 20 ministra, dhe të gjithë në italisht, pa pasur nevojë për përkthim. Kjo tregon se sa shumë Italia ka qenë pikë referimi për Italinë”, tha Meloni. Ajo vuri në dukje faktin se Italia është partneri kryesor ekonomik i...