Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Hetimi në supermarkete zbulon skandalin në “CONAD”: Po shitet mish pule me sëmundje!
Një raport i fundit shkencor i lëshuar nga organizata italiane Essere Animali ka tronditur tregun e shitjes me pakicë në Itali. Hetimi zbuloi se mbi 90% e filetave të pulës të shitura nga zinxhirët kryesorë të supermarketeve – Esselunga, CONAD dhe Coop – janë të prekura nga një sëmundje muskulore e njohur si White Striping apo Vija të Bardha. Kjo miopati, e cila manifestohet vizualisht me vija të dukshme dhjami dhe ind cikatricial mbi mishin, është cilësuar nga Essere Animali si një tregues i qartë i standardeve thellësisht të pamjaftueshme të mirëqenies së kafshëve në industri. Ky dëmtim shkaktohet nga përdorimi i racave të pulave të modifikuara gjenetikisht për të arritur peshë të madhe në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, zakonisht brenda 30 deri në...