Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së, por realiteti tregon të kundërtën
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh ditën e sotme gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën se “Shqipëria po sillet si një vend anëtar i Bashkimit Europian”, teksa falënderoi Tiranën për bashkëpunimin dhe solidaritetin me Italinë. Por deklarata e Melonit bie ndesh me realitetin që përjetojnë qytetarët shqiptarë cdo ditë ku korrupsioni është shtrirë në çdo hallkë të administratës dhe drejtësisë. Nuk dihet se ku e shikon Meloni sjelljen e Shqipërisë si anëtare e BE-së, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë po përballen me akuza për abuzime dhe shpërdorim detyre, rasti më i freskët ai i Belinda Ballukut e cila edhe pse është marrë e pandehur vijon të qëndrojë në krye të shtetit nën mbrojtjen e vetë Ramës. Pra ndryshe nga ajo çfarë përpiqet ‘të...