Manjola Brahaj: E kem’ harrue veten

Manjola Brahaj: E kem’ harrue veten

Manjola Brahaj E kem’ harrue veten brenda katër muresh,në shkallët që i ngjesim dhe i zbresim kush e di sa herë në ditë,si sizifë të markuem me destinin e parathanun,si endacakë të lidhun brenda nji rrethi vicioz,me pamundësinë për me kërkue të varun në qafë,si nji medaljon dështimesh të parrëfyeme tek askush. Nuk e dimë ku asht vetja,e ndame pjesë pjesë,në copëza, në thërrime, në kokërrza vogëlane…Pak mundet me u gjetë në ballkonin e stëmbushun me tesha,në përsosmërinë e palosjes e bardhësisë,bash si andrrat e dikurshme.Pak mundet me u gjetë në kuzhinën e stërmbushun me gatime gjithfarësh,në shijet parajsore të ngopjes dhe mbingopjes,të teprisë mbi tepri. Ndonji pjesë e saj noton në të zitë e kafesqë e shërbejmë çdo ditë,në këshillat që na jepen pa...