E rëndë në Itali, nëna vret fëmijën e saj 9-vjeçar. Gjykata ia besoi babait pas divorcit, gruaja kundërshtoi vendimin

E rëndë në Itali, nëna vret fëmijën e saj 9-vjeçar. Gjykata ia besoi babait pas divorcit, gruaja kundërshtoi vendimin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave vendase, një grua vrau  djalin e saj 9-vjeçar duke i prerë fytin. Fëmija i ishte besuar babait të tij pasi çifti ishte divorcuar, por gruaja, e cila po trajtohet në një qendër të shëndetit mendor, e kundërshtoi vendimin. Ansa raporton se gruaja dyshohet se përdori një thikë kuzhine për të vrarë djalin e mitur dhe më pas u përpoq të lëndonte veten. Sipas raportimeve, kur zjarrfikësit dhe forcat e rendit mbërritën në shtëpi, fëmija kishte qenë i vdekur prej orësh dhe trupi i tij ishte në banjo. Gruaja pasi mori ndihmë mjekësore, u arrestua./vizionplus.tv