Ankimimi i Naureda Llagamit për votimin në Gjykatën e Lartë, pse vendimi i Kushtetueses është i papërfunduar dhe nuk qartëson standardet e garës

Ankimimi i Naureda Llagamit për votimin në Gjykatën e Lartë, pse vendimi i Kushtetueses është i papërfunduar dhe nuk qartëson standardet e garës

Gjykata Kushtetuese publikoi të mërkurën qëndrimet e saj për ankimimin që lidhej me procesin e përzgjedhjes së gjyqtarit të ri në Kushtetuese. Votat e gjyqtarëve u ndanë në lidhje me kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që shpallnin Asim Vokshin fitues. Për shkak se nuk u arrit kuorumi prej pesë votash, kërkesa u konsiderua e rrëzuar dhe çështja mbetet pa një zgjidhje të qartë juridike. Por vendimmarrja e djeshme tregon ndarjen e Gjykatës në dy linja të kundërta. Një grup gjyqtarësh argumenton se e drejta për të kërkuar një proces konkurues nuk është e mbrojtur nga Kushtetuta dhe se kandidati nuk ka interes ligjor për të kërkuar kontroll të rregullave apo procedurave të garës. Grupi tjetër mbron idenë se përzgjedhja e gjyqtarëve...