Një minutë pas masakrës ndaj Danit, para Benz-it kaloi Policia Ushtarake me delegacionin e NATO-s

Një minutë pas masakrës ndaj Danit, para Benz-it kaloi Policia Ushtarake me delegacionin e NATO-s

Nga Elton Qyno - Syri.net/ Kanë dalë detaje të reja, nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vdekur në vend Gilmando Dani, i cili cilësohej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë Mustafa Sheqeri. Burime nga policia thanë për gazetarin Elton Qyno, se eskorta që kaloi gati një minuta pas sulmit me armë, ishte një delegacion i NATO-s që po shoqërohej drejt aeroportit të Rinasit me makinën e Policisë Ushtarake. Makina e parë që ndodhet në krye të delegacionit ku dukshëm dallohen dhe fenelinat e saj, i përket Policisë Ushtarake që në atë moment ishte ngarkuar me shërbim për shoqërimin e delegacionit të NATO-s. Pamjet filmike, janë kapur nga një pikë karburanti “Alpet” dhe se eskorta shfaqet vetëm 1 minutë pasi...