Transferimi i oficerit të AMP në Berat/ Muhamet Rrumbullaku në SPAK: Kur të thërrasin duhet me u paraqit

Transferimi i oficerit të AMP në Berat/ Muhamet Rrumbullaku në SPAK: Kur të thërrasin duhet me u paraqit

Muhamet Rrumbullaku TIRANË-Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Paraprakisht burime bëjnë me dije se Muhamet Rrumbullaku po merret në pyetje nga prokurorja Doloreza Musabelli në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për transferimin e një Oficeri të policisë gjyqësore (OPGJ) të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Berat. Transferimi i oficerit çoi në pezullimin nga detyra të ish-drejtorit të AMP-së, Florjan Sulejmani. Fillimisht çështja u hetua nga prokuroria e Beratit, e cila pezulloi nga detyra për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kreun e AMP pas transferimit të një oficeri të Policisë Gjyqësore. Më pas çështja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, e cila kërkoi pushimin e hetimit ndaj kreut të AMP-së asakohe, Sulejmanit. Gjykata e Tiranës ktheu në...