Më shumë para për bashkitë në 2026, nga buxheti i ri përfitojnë 47.3 miliardë lekë

Më shumë para për bashkitë në 2026, nga buxheti i ri përfitojnë 47.3 miliardë lekë

61 bashkitë e vendit do të marrin vitin e ardhshëm rreth 47,3 miliardë lekë nga buxheti qendror. Në raport me vitin aktual, fondet rezultojnë në 4.2 miliardë lekë më shumë ose 9.7% më të larta. Pjesa më e madhe e parave, rreth 27.8 miliardë lekë do të shkojnë në formën e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme, ndërsa fondet e tjera si transfertë e pakushtëzuar sektoriale. Ndërkohë në total, shpenzimet e buxhetit vendor për vitin e ardhshëm planifikohen në 97.7 miliardë lekë, ku përfshihet edhe transferta e pakushtëzuar e përgjithshme për njësitë bashkiake. Paratë do të shkojnë për funksionet kryesore të bashkive si për rritjen e pagave, menaxhimin e mbetjeve urbane, mbrojtjen nga zjarret apo ujitjen e kullimin. Tirana, si bashkia më e madhe e vendit...