Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
U arrestua pas sherrit me grushta në Këshillin Bashkiak, Gjykata e Korçës vendos të lirojë Kevi Muçllarin
Kevi Muçllari KORÇË-Gjykata e Korçës ka vendosur të lirojë Kevi Muçllarin, 27-vjeçari i cili u arrestua pas një sherri fizik me këshilltarin demokrat Engjëll Shytinë në ambjentet e Këshillit Bashkiak Pogradec. Gjykata vendosi të mos caktojnë masë sigurie ndaj tij. Çfarë ndodhi në Këshillin Bashkiak Pogradec në mbledhjen e 10 nëntorit Në mbledhje u miratua vendimi që toka kullotësore në fshatin Cërrave me sipërfaqe 34.660 ha të jepet me qira për panele diellore. Këshillatarët miratuan me 20 vota pro këtë vendim, ndërsa banorët e kundërshtuan dhe në sallë shpërthyen debate deri në dhunë fizike. Njëri prej këshilltarëve, Ëngjëll Shyti, u ngrit nga tavolina dhe u konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin. Ky i fundit u shpreh se këshilltari e ka kërcënuar për atë që ai ka thënë në sallën e mbledhjes, ndërsa autoritetet njoftuan...