Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Berisha: Muç Shaljani bleu vota për ministrin Hoxha, Gilmando Dani truprojë dhe financues i Blendi Gonxhes
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë konferencës me mediat të mbajtur ditën e sotme ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e cilësuar situatën aktuale si “dëshminë më flagrante të narkoshtetit shqiptar”. Në qendër të fjalës së tij ishte ngjarja e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u ekzekutuan me armë zjarri dy persona të njohur për lidhjet e tyre me botën e krimit, Gilmando Dani dhe Muç Shaljani (i njohur si Sheqeri). Kryedemokrati u shpreh se, ky akt “ekzekutimi publik në vendin më të sigurt të shtetit, aeroportin e Rinasit, është vepër e padiskutueshme e eksponentëve të krimit, të lidhur si mishi me thoin me qeveritarët shqiptarë”. Ai u shpreh se, kjo ngjarje është simbol i shkatërrimit...