VIDEO – Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët

VIDEO – Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët

Gjatë ditës së sotme ,dhjetëra qytetarë të Kamzës,  dolën në protestë kundër rritjes së çmimit të biletës së autobusit urban. Prej datës 1 nëntor, bileta është rritur me 10 lekë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e familjeve me të ardhura të ulëta. Protestuesit kërkojnë që çmimi të rikthehet në nivelin e mëparshëm dhe që pensionistët të përfitojnë transport falas. Ndërkohë gjatë mbledhjes së firmave për peticionin, policia bashkiake e Kamzës ka tentuar të largojë protestuesit, duke penguar procesin. Raportohet se ka pasur tensione dhe kërcënime, ndërsa aktivisti Klodi Leka, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale deklaron se një polic shteti ka paralajmëruar qytetarët se do merrej “privatisht” me ta. Protestuesit akuzojnë kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, se po mbron interesat e kompanive private...