Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Turp të keni, legena”- U arrestua pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, Gjykata liron nga burgu Kevi Muçollarin
Kevi Muçllari, i riu që u arrestua pas sherrit me një prej këshilltarëve bashkiakë të Bashkisë së Pogradecit është vendosur të lirohet nga gjykata e Korçës. Gjykata ka vendosur ditën e sotme që të mos caktojnë masë sigurie ndaj Muçllarit, i cili u arrestua disa ditë më parë. Sherri ka nisur në momentin që Muçllari së bashku me disa banorë të Çërravës kanë kundërshtuar dhënien me qira të tokave të tyre, veprim i miratuar nga këshilli bashkiak. Pas përplasjeve verbale, ai u konfrontua edhe fizikisht me një prej këshilltarëve të bashkisë.