Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Na trembët, qetësohuni”/ Zv. ministrja e Infrastrukturës përplaset me Erion Braçen te “Ekonomia”
Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali dhe deputeti socialist Erion Braçe kanë debatuar me tone të ashpra ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë leximit të raportit në Komisionin e Ekonomisë, aty ku po diskutohet projekt-buxheti 2026, asaj iu kërkua të tregojë shifra. Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet. Edona Bilali: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën. Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes. Edona Bilali: Nuk po përmendim projekte të tjera… Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta. Edona Bilali: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë . Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë....