Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur në SPAK. Në pamje shihet teksa ish-kryepolici futet brenda ambienteve të prokurorisë së posaçme, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në organin e akuzës. Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen nga posti më 5 shtator 2024. Ai mori detyrën më 7 shator 2022 dhe drejtoi Policinë e Shtetit për dy vite.