Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Atentati pranë Rinasit/ Berisha hedh akuza të forta: Muçi Shaljani financues i fushatës së Ervin Hoxhës, Dani ‘bodyguard’ i Blendi Gonxhes
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp komentoi atentatin pranë Rinasit, për të cilën tha se është një vepër e eksponentëve të krimit. Për të plagosurin, Muç Shaljani apo Sheqeri, kryedemokrati tha se ka qenë mbështetës dhe financues kryesor në fushatë elektorale i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ndërsa për viktimën, Gilmando Dani, tha se ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe. “Ekzekutimi publik në vendin më të sigurt të shtetit, aeroportin e Rinasit, është vepër e padiskutueshme e eksponentëve të krimit, të lidhur si mishi me thoin me qeveritarët shqiptarë. Breshëritë e kallashnikovit dhe pistoletës që u shkrehën mbi trupin e Danit dhe Shaljanit vetëm pak minuta para apo pas se të kalonte një delegacion, i cili shoqërohej me...