DW: Kosova ende në udhëkryq, mes partive mungon besimi

DW: Kosova ende në udhëkryq, mes partive mungon besimi

Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën. Për Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke marrë 42% të votave, deputetët kanë vetëm dy opsione. “Deputetët e Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur.” Por partitë opozitare të deritanishme nuk pranojnë imponime dhe e akuzojnë Kurtin për zvarritje të qëllimshme, me propozimin për qeveri të pakicës. Kreu...