Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Fotot e trishta: Me fëmijë në krah, për një gotë qumësht e një copë bukë, para zyreve të Kryqit të Kuq në Shqipëri
Foto prekëse, foto që nuk duan koment, të cilat i përkasin Shqipërisë së pasluftës në vitin 1947, kur Kryqi i Kuq Shqiptar, me ndihmat e siguruara nga UNRRA (kryesisht të qeverisë së SHBA-ve) që shpërndante nëpër qytete të ndryshme. Këto ndihma ishin kryesisht pako me ushqime dhe veshmbathje për shtresat e varfëra në nevojë që gjendeshin kudo në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë së asaj kohe. Në këto foto që i ka publikuar Memorie.al shihen burra dhe gra të veshur keq, pleq e plaka me çanta, shporta dhe hejbe në krah, nëna të reja dhe të moshura me fëmijë të vegjël e të uritur, me triska, dokumente identifikimi dhe trasta në duar, të gjithë në rradhë para lokaleve e magazinave të Kryqit të Kuq Shqiptar....