Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Filmi “Me fjalë tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival
Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Me fjalë tjera”, me skenar dhe regji nga Val Jashari dhe producent Valmira Hyseni, ka triumfuar në MedFilm Festival në Romë, duke fituar çmimin kryesor në seksionin Med WIPS (Works in Progress), me një vlerë prej 10 mijë euro. Ky film është prodhim i WaveMaker Films, në bashkëprodhim me Live Production, dhe mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra e Filmit të Malit të Zi. Aktualisht, “Me fjalë tjera” ndodhet në faza e post-produksionit dhe pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026, duke e vendosur Kosovën në hartën e festivaleve ndërkombëtare të filmit./rtk ObserverKult Lexo edhe: NJË FJALOR ME SHARJE DHE MALLKIME, EDMOND TUPJA SJELL LIBRIN E TIJ TË FUNDIT NË PANAIRIN E LIBRIT: JA...