Do rrëmbenin trafikantin shqiptar, ndërhyn Interpol, arreston në Gjermani katër pengmarrësit e stërvitur ushtarakisht

Do rrëmbenin trafikantin shqiptar, ndërhyn Interpol, arreston në Gjermani katër pengmarrësit e stërvitur ushtarakisht

Përplasja mes bandave shqiptare të drogës ndodh kryesisht jashtë vendit, aty ku edhe kanë shtrirë aktivitetin e tyre. Një fakt të tillë e dëshmon Europol, Agjencia Evropiane e Policisë, e cila thotë se një ditë më parë është bërë pjesë e një operacioni policor me autoritetet gjermane, duke parandaluar pengmarrjen e kreut të një grupi kriminal shqiptar. Kreu i kësaj bande shqiptare, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga Europol dyshohet se është përgjegjës për vjedhjen e disa tonelatave me kanabis, me vlerë miliona euro. Në aksionin për të parandaluar pengmarrjen e shqiptarit, Europol thotë se pati bashkëpunim edhe me autoritetet në Danimarkë, Francë, Letoni dhe Mbretëri të Bashkuar. “Individët që do kryenin pengmarrjen kanë qenë shumë të trajnuar dhe të pajisur...