4 suplemente që nuk kombinohen mirë me çajin jeshil

4 suplemente që nuk kombinohen mirë me çajin jeshil

Çaji jeshil është ndër pijet më të dashura në botë, i njohur për efektet e tij antioksiduese, për përmirësimin e metabolizmit dhe për mbrojtjen e zemrës. Megjithatë, shumë njerëz që kujdesen për shëndetin bien në një kurth të zakonshëm: e kombinojnë me suplemente të tjera, pa e ditur se disa përbërës mund të ndërveprojnë negativisht me substancat e çajit jeshil. Sipas ekspertëve të nutricionit dhe farmacologjisë, disa suplemente mund ta zbehin efektin pozitiv të çajit jeshil, ose në raste të tjera, të rrisin rrezikun për efekte anësore si ankthi, rrahjet e forta të zemrës apo çrregullime gastrointestinale. Ja cilat janë 4 suplementet që nuk kombinohen mirë me çajin jeshil: 1.Hekuri Çaji jeshil përmban taninë, përbërës që pengojnë përthithjen e hekurit në trup. Nëse pini çaj...