Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Agim Ismaili merret nën hetim për hakerim të SPAK! Akuzat për ‘përgjim të paligjshëm’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’
Agim Ismaili TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është marrë i pandehur nga SPAK në lidhje me hakerimin e sistemit kompjuterik të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Ismaili u paraqit mëngjesin e sotëm në ambjentet e prokurorisë ku i është komunikuar edhe akuza në lidhje me çështjen. Ismaili po hetohet për ‘Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, 'Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal' dhe 'Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal'. Pas daljes nga ambjentet e SPAK, ish-drejtori nuk ka folur për mediat. Gjatë muajit prill të 2025, oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre. Ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj, i arrestuar për këtë ngjarje kishte...