S’e duroi dot dhimbjen, vdes nëna e të riut shqiptar që u dogj brenda makinës, si u fut në kurth pëmes takimit me një grua

S’e duroi dot dhimbjen, vdes nëna e të riut shqiptar që u dogj brenda makinës, si u fut në kurth pëmes takimit me një grua

sulo halili GREQI- Tragjedia që preku familjen shqiptarë në zonën e Evias në Greqi, ka marrë një përmasë tronditëse. Nëna e ndërtuesit 27-vjeçar Sulo Halili, i cili u gjet i vdekur, i karbonizuar brenda një makine në Skourta të Beotisë më 8 nëntor, ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, e paaftë të duronte dhimbjen e humbjes së fëmijës së saj. Njëkohësisht, detaje të reja po dalin në dritë rreth vrasjes së tmerrshme të një ndërtuesi 27-vjeçar nga Halkida. Takimi fatal në Vilia Sipas informacioneve fillestare, i riu dyshohet se është joshur në Vilia për të takuar një grua që e kishte takuar përmes një aplikacioni takimesh. Megjithatë, në vend të një takimi, duket se ishte ngritur një kurth i organizuar mirë. Autorët, sipas informacioneve...