Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SPAK jep detaje: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal
Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për marrjen në pyetje të ish-kreut të Drejtorisë së Burgjeve, Agim Ismaili. Ismaili, i cili u pyet sot nga prokurorët e posaçëm për 90 minuta është marrë nën hetim si i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, që ka realizuar hakerimin e sistemit të SPAK. “Sot, më 13.11.2025, shtetasi Agim Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale: Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike; Neni 333/a – Grupi i strukturuar kriminal; Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, njofton SPAK.