Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Arteta: Ajo që po bën Merino si sulmues është e jashtëzakonshme, presim rikthimin e Havertz
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duket se është i kënaqur nga ndikimi i spanjollit Mikel Merino si një sulmues pyke, një “numër 9”. Duke folur për këtë risi, Arteta tha: “Ne kemi gjetur një mënyrë për ta aktivizuar Mikel në tre role të ndryshme këtë sezon dhe ai ka performuar në të gjitha”. “Ai pati një kontribut të madh disa ditë më parë me golat e tij, veçanërisht tani që Viktor Gyokeres është i dëmtuar. Është mirë të kesh një lojtar të tillë. Nuk është e natyrshme sepse ai nuk ka luajtur atje në karrierën e tij, por ai është një lojtar kaq inteligjent sa mund të përshtatet në çdo pozicion”, deklaroi Arteta. Më tej, Arteta foli edhe për gjendjen e Kai Havertz, i dëmtuar...