Shqipëri–Itali, zbardhen 16 marrëveshjet e bashkëpunimi që do të firmosen sot në Romë

Shqipëri–Itali, zbardhen 16 marrëveshjet e bashkëpunimi që do të firmosen sot në Romë

Në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, që zhvillohet sot në Romë, do të nënshkruhen 16 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi, që pritet të forcojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, bën me dije se këto dokumente përfshijnë fusha të rëndësishme të bashkëpunimit, nga shëndetësia dhe energjia, deri te siguria, arsimi dhe zhvillimi ekonomik. Në ceremoninë zyrtare të mbledhjes së nivelit të lartë, pritet të firmosen këto marrëveshje kryesore: Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit; Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme të dy vendeve; Mbrojtja civile, me marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të...