Sistemi gjyqësor në ‘krizë’, presidenti i Polonisë refuzon emërimin e 46 gjyqtarëve

Sistemi gjyqësor në ‘krizë’, presidenti i Polonisë refuzon emërimin e 46 gjyqtarëve

Në Poloni, sistemi gjyqësor duhet të rifitojë pavarësinë. Presidenti i krahut të djathtë nacional Nawrocki kundërshton përpjekjet e qeverisë në këtë drejtim. Ai ka refuzuar emërimin e 46 gjyqtarëve. Presidenti i krahut të djathtë nacionali PolonisëKarol Nawrocki ka bllokuar emërimin e 46 gjyqtarëve duke mos dhënë pëlqimin e tij. Në një postim në X, ai akuzoi juristët e emëruar nga qeveria liberale se po vënë në pikëpyetje sistemin ligjor dhe kushtetues polak dhe se po i kushtojnë vëmendje “këshillave të këqija nga Ministri i Drejtësisë”. “Nëse emërimi është prerogativë e Presidentit, ai gjithashtu mund ta refuzojë atë”, shkroi Nawrocki. Arsyeja për refuzimin e tij është konflikti me Ministrin e Drejtësisë, Waldemar Žurek. Žureku po përpiqet të përmbysë ndryshimet në sistemin gjyqësor polak të prezantuara nga...